Site icon Telegrafi

Herrera zbulon diçka nga dieta sekrete e PSG-së: Pas ndeshjes duket sikur po urinoni gjak

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Ander Herrera, ka zbuluar një pjesë të dietës sekrete të skuadrës, e cila i jep atyre një nxitje të madhe para ndeshjeve.

Spanjolli, i cili gjithashtu ka luajtur me Manchester United dhe Athletic Bilbao ka folur për faqen futbolemotionInstagram.

Herrera aty ka zbuluar se lojtarëve të klubit francez u jepet një ‘smoothie’ me panxharë të kuq para ndeshjeve pasi është vërtetuar shkencërisht se përmirëson performancën.

32-vjeçari shpjegoi gjithashtu se pija vjen me një surprizë më vonë, gjë që frikësoi disa lojtarë pasi e morën për herë të parë.

“Kur urinoni pas ndeshjes, duket sikur po rrjedh gjak sepse është pij shumë e fortë”, ka thënë fillimisht Herrera për futbolemotion.

“Ditën e parë thua, ‘wow’ po rrjedh gjak. Por, pastaj ju kujtohet se keni pirë panxharin”, përfundoi spanjolli.

Lexo po ashtu Panxhari i fuqishëm - perime plot fibra, minerale dhe vitamina

Panxhari i kuq po bën efektin e tij për parisienët këtë sezon pasi ata aktualisht janë në krye të Ligue 1, rreth 13 pikë përpara Marseille dhe kanë humbur vetëm një herë në ligë.

Pas avancimit në Kupën e Francës të dielën, PSG është rikthehet në aksion në ligë këtë të mërkurë kundër Lorient në orën 21:00. /Telegrafi/

Exit mobile version