Site icon Telegrafi

Herrera: Nuk e di çfarë të bëjmë më shumë për të arritur te fitore

Mesfushori i Manchester Unitedit, Ander Herrera, ka folur pas barazimit 1-1 ndaj West Hamit.

Spanjolli ka thënë se Djajtë e Kuq nuk e dinë çfarë të bëjnë me shumë për të arritur te fitore.

Lexo po ashtu Statistikat fantastike të Pogbas ndaj West Hamit

“Ishte një ndeshje si të tjerat. E kemi kontrolluar takimin nga fillimi deri në fund”.

“Ata shënuan me shumë fat në fillim, pastaj ne e kemi marrë ndeshjen në dorë dhe kemi krijuar shumë raste”.

“Kështu ndodhi edhe ndaj Stoke, Burnleyt e Arsenalit. Nuk e di se çfarë duhet të bëjmë më shumë për të fituar”, ka thënë Herrera. /Telegrafi/

Exit mobile version