Site icon Telegrafi

Herrera kundër skuadrës ku për shtatë vite punoi babai i tij, rikthim në të kaluarën (Video)

Ander Herrera do të kthehet në Vigo ku do të luajë me Manchester Unitedin e tij në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, pas dy dekadash ku kishte lënë këtë qytet. 

Pedro Herrera ka luajtur për skuadrën e La Ligas në vitet 1988 dhe1989, pasi të bëhej drejtor sportiv.

Mesfushori i Manchester United, ka jetuar për pesë vite në Vigo, ndërsa ka edhe një foto me fanelle të kësaj skuadre të bërë në vitin 1991, kur ishte dy vjeç.

Para ndeshjes Herrera ka kujtuar kohën kur jetonte në këtë vend.

Herrera me fanellën e Celta Vigos

“Shumë nga bashkëlojtarët e mi nuk e dinë që babi im ka luajtur për Celtan dhe ka punuar në këtë klub për shtatë vite”.

‘Kam qenë i vogël.. por e kam shumë simpati për Celtan, kemi shumë miq atje në Vigo”.

“Celta ështyë një skuadër që e dua shumë, prej kohës kur babi im punonte atje”, ka thëën Herrera. /Telegrafi/

Exit mobile version