Telegrafi

Heronjtë e vërtetë të Bejrutit, ekipi i zjarrfikësve kishin mbërritur në depo pak momente para shpërthimit – të gjithë humbën jetën

Në rrjetet sociale janë shfaqur fotografi që tregojnë momentet e fundit të zjarrfikësve, që tentojnë të parandalojnë përhapjen e mëtejme të zjarrit në depon e 12-të në portin e Bejrutit, vetëm pak momente para shpërthimit të kimikaleve.

Fotografitë, autenticitetin e të cilave e ka konfirmuar Daily Mail, shfaqin zjarrfikësit para dyerve masive të metalit të një depoje me mbishkrim “hyrja nr 12” ku paralajmërohen për kimikalet, transmeton Telegrafi.

Guvernatori i Bejrutit ka bërë të ditur se ekipi i zjarrfikësve që ishin në port janë zhdukur pas shpërthimit.

Lexo po ashtu Guvernatori i Bejrutit shpërthen në lot: Është sikur në Hiroshima, zjarrfikësit që shkuan për ta shuar zjarrin janë zhdukur

E personi që i ka fotografuar zjarrfikësit gjithashtu ka vdekur, e imazhet janë gjetur në telefonin e viktimës.

Fotografitë janë shpërndarë në masë të madhe në profile të ndryshme në Twitter, kurse përdoruesit e rrjeteve sociale kanë nderuar zjarrfikësit e zhdukur. /Telegrafi/