Në rrjetet sociale janë shfaqur fotografi që tregojnë momentet e fundit të zjarrfikësve, që tentojnë të parandalojnë përhapjen e mëtejme të zjarrit në depon e 12-të në portin e Bejrutit, vetëm pak momente para shpërthimit të kimikaleve.
Fotografitë, autenticitetin e të cilave e ka konfirmuar Daily Mail, shfaqin zjarrfikësit para dyerve masive të metalit të një depoje me mbishkrim “hyrja nr 12” ku paralajmërohen për kimikalet, transmeton Telegrafi.
Guvernatori i Bejrutit ka bërë të ditur se ekipi i zjarrfikësve që ishin në port janë zhdukur pas shpërthimit.
E personi që i ka fotografuar zjarrfikësit gjithashtu ka vdekur, e imazhet janë gjetur në telefonin e viktimës.
Fotografitë janë shpërndarë në masë të madhe në profile të ndryshme në Twitter, kurse përdoruesit e rrjeteve sociale kanë nderuar zjarrfikësit e zhdukur. /Telegrafi/