Skuadra e Liverpoolit është kthyer në shtëpi pasditen e të dielës pas suksesit në Ligën e Kampionëve. Aeroplani që bartte lojtarët dhe stafin e klubit ka aterruar në aeroportin “John Lennon”.
Trajneri Jurgen Klopp i ka udhëhequr lojtarët teksa dilnin nga aeroplani duke e mbajtur me krenari trofeun e garës më të madhe për klube së bashku me kapitenin Jordan Henderson.
⭐️ ⭐️ ⭐️ ⭐️ ⭐️ ⭐️
#SixTimes pic.twitter.com/jVvGdhvZXZ— Liverpool FC (@LFC) June 1, 2019
Trofeu ishte i dekoruar me shirita të kuq, gjashtë sosh, që shënonin numrin e titujve të fituar nga Redsat në Ligën e Kampionëve.
“Jemi në shtëpi. Me një bagazh shtesë”, ka shkruar në faqen zyrtare të Liverpoolit në Twitter.
We're home. 😍
With one extra piece of luggage. 🏆 pic.twitter.com/eHTEQE3VcL
— Liverpool FC (@LFC) June 2, 2019
Të gjithë lojtarët dukeshin të disponuar, ndërkohë që tifozët kanë reaguar menjëherë duke i uruar për suksesin e jashtëzakonshëm.
Theksojmë që Liverpooli e mposhti Tottenham Hotspurin (2-0) në finale të Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Wanda Metropolitano në Madrid. /Telegrafi/