Përfaqësues të lartë të Qeverisë shqiptare, punonjës dhe drejtues të Policisë së Shtetit, kolegë dhe miq të të ndjerit, të afërm dhe bashkëqytetarë të tij, i kanë bërë nderimet e fundit efektivit i cili dha jetën në shërbim të komunitetit.
Të pranishëm në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast kanë qenë edhe ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, zëvendësministri i Brendshëm, Avenir Peka, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, si dhe autoritete të larta vendore.
Ministri i Brendshëm Basha tha se “janë këta heronj të cilët me sakrificën e tyre sublime që përfshin dhe jetën e tyre kur është nevoja kanë bërë të mundur që Shqipëria sot të jetë një vend tjetër”. /Telegrafi/