Herolind Shala ka vazhduar me formën e tij të shkëlqyer me klubin e ri Valerenga.
Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës ka luajtur edhe ndeshjen e tij të tretë me këtë klub duke shënuar edhe golin e tretë.
Valerenga para adhuruesve të vet luajti një ndeshje miqësore me ekipin tjetër norvegjez Tromso, ku shënoi fitore me rezultat të bardhë 2-0.
Ishte minuta e 28-të e ndeshjes kur ishte Shala që hapi serinë e golave.
Mesfushori nga Kosova u asistua bukur nga Vilhjalmsson dhe shënoi me një goditje të fuqishme për 1-0.
Kjo ishte ndeshja e tretë për Herolindin me klubin norvegjez duke shënuar edhe po aq gola.
Kujtojmë se me Valerengan, Shala po luan më i avancuar se te Përfaqësuesja e Kosovës.
Forma e mirë e Shalës është një lajm i mirë për trajnerin e Kosovës, Bernard Challandes para dy ndeshjeve të muajit mars ndaj Danimarkës dhe Bullgarisë. /Telegrafi/