Herolind Shala ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit norvegjez.
Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës ka qenë fantastik në fitoren e lartë të Valerengas 1-5 në udhëtim te Ranheim.
Shala nuk shënoi këtë javë, por që arriti të asistojë në golin e parë dhe të fundit për ekipin e tij.
27-vjeçari dha një asistim në minutën e 53-të kur realizoi Vilhjalmsson si dhe në minutën e 90-të për golin e shënuar nga Ejuke.
Me këta dy asistime, Shala ngritët në koutën e katër asistimeve në kampionat si dhe dy golave të realizuar.
Pas kësaj fitore të thellë, Valerenga zë pozitën e tretë në tabelë me 14 pikë, pesë më pak se lideri Molde. /Telegrafi/