Telegrafi

Herolind Shala, sonte kapiten i Kosovës

Herolind Shala si kapiten i Kosovës

Herolind Shala do të jetë kapiten i Kosovës për ndeshjen e sotme ndaj Greqisë.

Shala normalisht do të ishte zgjedhja e katërt për shiritin, por për shkak të mungesave të shumta sot ai do jetë kapiteni.

Samir Ujkani është në stol, Amir Rrahmani dhe Valon Berisha mungojnë andaj Kosova duhej të gjente një kapiten të ri.

Shala është nga lojtarët me më shumë paraqitje për Kosovë, ku ka luajtur në 20 takime.

Ndeshja Greqi – Kosovë fillon në ora 20:45. /Telegrafi/