Herolind Shala ka shënuar një gol të bukur për Valerengan në kuadër të javës së 24-të në Superligën e Norvegjisë.
Skuadra e lojtarit kosovar ka fituar 2-0 përballë rivalit të ligës, Odd – për t’u ngritur më lartë në renditjen tabelore.
Ishte minuta e 39-të e takimit kur Shala pranoi një asistim nga Kjartansson, që për të shënuar më pas një super gol.
Golin e dytë për Valerengan e realizoi Matthias Vilhjalmsson (86′), për t’i siguruar kështu tri pikë të reja.
Ky ishte goli i dytë deri më tani në këtë edicion për reprezentuesin e Kosovës, derisa ka regjistruar edhe dy asistime.
Valerenga është aktualisht në vendin e pesë me 42 pikë, e që tentojnë që së paku të shkojnë në kualifikimet e Ligës së Evropës. /Telegrafi/
https://twitter.com/romaki16/status/1325531985922699268