Telegrafi

Herolind Shala prezantohet tek skuadra e re Stabaek

Herolind Shala është zyrtarizuar tek skuadra e tij e re Stabaek.

Ashtu siç paralajmëroi Telegrafi disa orë më parë, mesfushori i Kosovës ka nënshkruar me skuadrën norvegjeze Stabaek.

Shala ka nënshkruar një kontratë një vjeçare me klubin, kontratë e cila e mbanë të lidhur deri në fund të edicionit në Norvegji.

Reprezentuesi kosovar ka zgjedhur fanellët me numër tetë tek kjo skuadër.

Stabaek është nga kryeqyteti norvegjez Oslo dhe kjo skuadër synon që këtë vit të zë njërën nga pozitat që i dërgon në garat evropiane.

Përveç Shalës, Stabaek ka bërë edhe disa përforcime tjera cilësore dhe pritet të jetë një skuadër shumë e fuqishme në futbollin norvegjez. /Telegrafi/