Site icon Telegrafi

Herolind Shala në Kosovë në mision bamirësie

Reprezentuesi i përfaqësueses së Kosovës, Herolind Shala, ka ndërrmarë një fushatë bamirësie.

Ai po qëndron në Kosovë në prag të festës së Bajramit, por kësaj radhe me mision bamirësie.

Mesfushori ka bërë një porosi në rrjetet sociale për të gjithë ata që mund t’u ndihmojnë njerëzve në nevojë.

Shala u paraqit së fundmi në ndeshjen ndaj Shqipërisë, kur edhe shkaktoi shumë polemika me një postim të tij për të cilin tha se u keqkuptua.

Postimi i plotë i Herolind Shalës:

Disa momente gjatë vitit na zgjojnë më fuqishëm ndjenjat për t’iu bërë mirë të tjerëve. Në anën tjetër disave e ndjejmë për borxh t’iu ndihmojmë.

Sot kur po shpërndaja disa dhurata modeste në vigjilje të festës së Bajramit, kujtova që t’i shohësh njerëzit tek gëzohen është ndjenjë që të plotëson si njeri.

Faleminderit zot që më ke dhënë mundësi për t’i ndihmuar këtyre familjeve në nevojë të madhe.

Exit mobile version