Herolind Shala, dalë nga dalë është duke u kthyer në lider të mesfushës te Kosova.
Futbollisti që luan para mbrojtjes, është ai nga i cili lindin të gjitha aksionet sulmuese të Kosovës dhe për këtë arsye, është pika e pasimit të shumë shokëve të skuadrës.
Ai është kthyer në një nga yjet e këtij edicioni të Ligës së Kombeve sa i përket pasimeve të sakta.
Kështu, sipas statistikave zyrtare të UEFA-s, Shala është në top -10 në listën e atyre që kanë kompletuar më shumë pasime deri tani.
I pari është mbrojtësi Sergio Ramos që ka kompletuar 306 pasime.
Richard Almeida (298) e Gara Garayev (276) të Azerbajxhanit janë aty. Para Shalës janë edhe Alexandru Epureanu dhe Veaceslav Posmac, që ka kompletuar 276 pasime.
Mesfushori i Kosovës ka regjistruar 253 pasime në katër ndeshjet e deritanishme.
Shala me paraqitjet e tij te skuadrën Star është kthyer në njërin prej lojtarëve më të mirë në kampionat.
Kosova është e parë në grup me tetë piëk, dy më shumë se Azerbajxhani. /Telegrafi/