Mesfushori Herolind Shala u kthye të luajë për Kosovë pas një periudhe mungese, ku tregoi formë të lartë.
Ai tha se u ndje shumë mirë në këtë ndeshje dhe sipas tij tani synimi është fitorja ndaj Çekisë.
“Ndjenjë e jashtëzakonshme. Kam munguar shkaku i lëndimeve, u ndjeva mirë që e përfaqësova shtetin tim”.
“A keni pritur fitore dhe dominim? Normalisht po, përqendrimi maksimal, kemi krijuar shumë raste merituam më shumë gola”.
“Tani Çekia? Synimi jonë të fitojmë, tani i kemi e dhe dy ndeshje. Duhet të shkojmë në Çeki që të fitojmë”.
“E kam ndjerë vetën mirë, nuk isha në 100 për qind. Sot e arrita formën optimale”, ka thënë Shala për Supersport. /Telegrafi/