int(1) Herolind Shala: Jemi gati për t’iu bërë krenarë - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Herolind Shala: Jemi gati për t’iu bërë krenarë

Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Herolind Shala, është shprehur mjaft i motivuar para duelit që përfaqësuesja e zhvillon ndaj Islanës.

Shala ka vazhduar përgatitjet me skuadrën para ndeshjes ndaj Islandës, ku Kosova hyn me tri humbje dhe një barazim nga kampanja kualifikuese.

Tifozët “Dardanët” masovikisht kanë udhëtuar për të shikuar këtë ndeshje, teksa Shala ka treguar përkushtimin për t’i gëzuar të gjithë të pranishmit.

“Dita e ndeshjes. Jemi gati për t’iu bërë krenarë Dardanë”, u shpreh Shala në një postim në rrjetin social Facebook.

Herolind Shala është pjesë e klubit turk Kasimpasa në Superligën e Turqisë. /Telegrafi/

Exit mobile version