Herolind Shala ndihet keq për humbjen e radhës së Kosovës.
Përfaqësuesja e Kosovës humbi edhe ndeshjen e pestë në eliminatore, ku kësaj radhe u mposht nga Turqia me rezultat të thellë 4-1.
Pas kësaj humbje të gjithë futbollistët pranuan fajin për paraqitje të dobët, ndërsa i fundit është mesfushori Shala, i cili nuk luaji fare, por kërkoi falje për humbjen e thellë.
“Na falni që po iu dëshpërojmë”, ka shkruar Shala në profilin e tij privat në Facebook. /Telegrafi/