Telegrafi

Herolind Shala i fton tifozët për një tjetër natë të madhe në ‘Fadil Vokrri’

Herolind Shala (Foto: Ridvan Slivova/Facebook)

Mesfushori Herolind Shala ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të shkruar rreth ndeshjes ndaj Bullgarisë.

Përfaqësuesja e Kosovës është nikoqire e Bullgarisë në ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2020.

Ky takim do të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri dhe është ndeshje hapëse në kampanjën kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Lexo po ashtu Sot fillon – dy rrugë, një ëndërr, drejt Euro 2020

Mesfushori, i cili ishte kapiten i ekipit ndaj Danimarkës, Herolind Shala i ka ftuar tifozët për një natë të madhe.

“Fillojmë kampanjën kualifikuese për Euro 2020”.

“Ju mirëpresim në stadiumin Fadil Vokrri për të përjetuar një tjetër natë të madhe”, ka shkruar Shala në Facebook. /Telegrafi/