Mesfushori Herolind Shala ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të shkruar rreth ndeshjes ndaj Bullgarisë.
Përfaqësuesja e Kosovës është nikoqire e Bullgarisë në ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2020.
Ky takim do të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri dhe është ndeshje hapëse në kampanjën kualifikuese për Kampionatin Evropian.
Mesfushori, i cili ishte kapiten i ekipit ndaj Danimarkës, Herolind Shala i ka ftuar tifozët për një natë të madhe.
“Fillojmë kampanjën kualifikuese për Euro 2020”.
“Ju mirëpresim në stadiumin Fadil Vokrri për të përjetuar një tjetër natë të madhe”, ka shkruar Shala në Facebook. /Telegrafi/