Site icon Telegrafi

Herolind Shala: Dua t’i kërkoj falje popullit tonë, i kemi dëshpëruar

Herolind Shala e ka përjetuar shumë rëndë eliminimin e Kosovës në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve,

Përfaqësuesja jonë u mposht 2-1 ndaj Maqedonisë së Veriut, edhe pse kishin paraqitje të mirë.

Shala ka thënë se ata luajtën mjaftë mirë, mirëpo që bënë disa gabime qysh në pjesën e parë.

Lexo po ashtu Triumfoi Maqedonia e Veriut, por Enis Bardhi thotë se do të gëzohej edhe nëse do fitonte Kosova

“Gabuam në pjesën e fundit të lojës, kemi pasur shumë depërtime, por nuk kishim lojtarë në zonë, kemi pasur probleme sot, kemi pësuar dy gola të lehtë”, ka deklaruar mesfushori për Supersport.

“Kemi provuar të krijojmë raste, nuk ia dolëm”.

“Dua t’i kërkoj falje popullit tonë, i kemi dëshpëruar, duke mos arritur qëllimin që kemi kërkuar, na falni”, ka përfunduar Shala. /Telegrafi/

Exit mobile version