Site icon Telegrafi

Herolind Krasniqi, kampion i Evropës në tai-boks

Boksieri kosovar, Herolind Krasniqi, ka arritur të fitojë titullin kamion i Evropës në tai-box për kategorinë deri në 72.5 kg.

Djaloshi rahovecas, i cili po bën bujë në Zvicër, ka mposhtur të shtunën boksierin gjerman, Eugen Hinkel. Për të fituar këtë titull, Krasniqit iu deshën pesë runde.

Pas kësaj fitore, Herolindi, i cili njihet me nofkën “Shqiponja”, ka thënë se tashmë synon titullin e botës.

Ai ka pohuar se gjatë këtij viti do të ketë edhe shumë meçe të tjera për të mbrojtur titullin e Evropës, e që më pas të synojë titullin e kampionit botëror.

Exit mobile version