Telegrafi

Heroit të Mançesterit i ofrohet banesë, ai rikthehet sërish në rrugë (Foto)

Heroi i pastrehë që ndihmoi fëmijët e plagosur nga sulmi terrorist në  Mançester Arena  është rikthyer sërish në rrugë. 

Stephen Jones mori lavdërime mbarë botërore për veprimin e tij human.  Të pastrehut i ofruan një banesë me qira për gjashtë muajt e ardhshëm, në mënyrë që ta ndihmonin që ai të niste një jetë të re.

Pavarësisht kësaj, 35-vjeçari është parë duke fjetur jashtë në një bankë që ndodhet në qendër të Mançesterit, vetëm 3 javë pas heroizmit të tij.

Salman Abedi vrau 22 persona dhe plagosur 119 të tjerë  si pasojë e shpërtgimit të bombës artizanale, të realizuar me gozhdë gjatë koncertit të Ariana Grande.

Zoti  Jones, që ishte duke vjetur aty pranë shkoi menjëherë pranë skenës makabër për të ndihmuar personat e plagosur nga sulmi i përgjakshëm, transmeton gsh.

Me 22 Maj, djali i biznesmenit milioner David Sullivan i ofruan një banesë me qira për 6 muajt e ardhshëm. Nuk dihet arsyeja se pse 35-vjeçari është kthyer të jetojë sërish në rrugë.