Një sulm terrorist i cili ndodhi të hënën mbrëma në Vjenë ka tronditur mbarë opinionin.
Në këtë sulm mbetën të vdekur pesë persona, përfshirë këtu edhe njërin nga sulmuesit që kreu sulmin. Nga ky sulm janë lënduar edhe 15 persona.
E në mesin e pjesëtareve të policisë që u konfrontuan me sulmuesit, ishin edhe tre zyrtarë policor që janë me prejardhje nga Kosova.
Në mesin e tyre ishte edhe zyrtarja policore Doruntina Miroci. Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj.
Cufaj ka treguar se Doruntina njëherit është edhe mbesa e tij.
“Krenarë me mbesën time Doruntina Miroci, ta shoh atë duke luftuar së bashku me policinë austriake në sulmin e tmerrshëm terrorist në Vjenë. Së bashku ,und të qëndrojmë të fortë”, ka shkruar ambasadori Cufaj. /Telegrafi/
https://twitter.com/beqecufaj/status/1323614016913219584