Gjakovari që studion në universitetin Utica, Heroid Shehu, ka probleme të vazhdojë studimet, meqë familja nuk mund ta mbështesë.
Babai i tij invalid është futur për të në borxhe, dhe nuk ka mundësi ta ndihmojë.
Ai kërkon ndihmën e njerëzve të vullnetit të mirë, ta përmbush këtë mision duke premtuar se do të përpiqet t’ua kthejë të gjithëve të mirën.
Më poshtë është letra e tij, ku ai kërkon ndihmë. Ndërkaq, për detajet se si mund ta ndihmoni, klikoni: KËTU.
“Pershendetje te gjitheve,
Se pari, shpresoj jeni mire.
Kete leter ua dergoj sepse vertete kam nevoje per ndihmen tuaj. Une jam Heroid Shehu, 22 vjecar nga Gjakova (nje qytet i vogel ne shtetin e Kosoves) dhe studioj ne Utica College, New York prej dy vitesh. Ju shkruaj sepse vertete kam nevoje per ndihmen tuaj ne menyre qe ti mbuloj shpenzimet e kolegjit.
Gjendja ekonomike e familjes sime është përkeqësuar në dy vitet e fundit të studimeve të mia në SHBA. Babai im eshte invalid dhe gjithmone ka bere perpjekje maksimale te me mbeshtese ne shpenzimet e studimeve, nderkohe qe mua me eshte dashur qe perkrah studimeve te punoj gjate tere kohes qe ti mbuloj keto shpenzime. Kam nje muaj qe nuk punoj dhe babai im nuk eshte ne gjendje te me ndihmoj. Ai tashme eshte ne borxh. Tani kam mbetur pa i kryer disa pagesa ne kolegj dhe si rezultat i kesaj as nuk kam mundesi ti regjistroj lendet dhe ta perfundoj vitin e fundit te studimeve.
Endrra ime me e madhe ka qene ti perfundoj studimet ne SHBA. Perkrahja e vazhdueshme e te gjitheve gjate jetes sime ka qene shume e rendesishme dhe shume motivuese per mua. Me ndihmen e te gjitheve kam arritur suksese te ndryshme. Dua te theksoj qe kam qene (jam) pjese e “Listes se Dekanit per arritje akademike (perkunder faktit qe gjate kesaj kohe kam punuar ne dy vende ne kampus). Ne njeren prej puneve kam arritur edhe te shpallem punetori i vitit në IT Departement. Kam kontribuar me pjesemarrjen time ne konferenca te ndryshme ku vlen te permendet “Konferenca e Zhvillimit Nderkombetar” ne Harvard.
Edhe ne te kaluaren ne Kosove kam qene i perfshire ne shume projekte vullnetare si p.sh: mentorim ne Wikiacademy nga IPKO, kam ndihmuar në organizimin e disa konferencave në Fakultetin Elektroteknik të organizuar nga FLOSSK, kam qene dhe jam perfaqesues komuniteti ne Kosove i Mozillas, kam punuar ne në ‘Kosovo Academy of Management’ të organizuar nga Kolegji Universum etj. Pas studimeve aspiroj te kthehem ne Kosove dhe te kontribuoj per vendin tim ne cdo menyre, vecanerisht ne fushat e ndermarresise dhe menaxhmentit te cilave edhe u perkas.
Shoke, familjare dhe dashamire ju lutem me ndihmoni me aq mundesi sa keni. Cdo ndihme vlen shume per mua tani. Une besoj ne humanitetin tuaj dhe qe do arrij te vazhdoj studimet ne SHBA. Ky eshte viti im i fundit i studimeve dhe nuk dua qe studimet te mbeten enderr per mua. Ju premtoj qe do perpiqem t’ua kthej te miren te gjitheve.
Ju jam perjetesisht mirenjohes per cdo lloj ndihme.
Ju falenderoj paraprakisht.
Nëse keni ndonjë pytje ose doni ndonjë sqarim:
Email: hsshehu@utica.edu
Numri i telefonit: +13157232708” (sic.), ka shkruar ai. /Telegrafi/