Site icon Telegrafi

Heroi i Tottenhamit, Lucas Moura: Është e pamundur ta shpjegoj atë që ndjej

(Foto" Dan Mullan/Getty Images/Guliver)

Tottenham Hotspur u kualifikua në finale të Ligës së Kampionëve duke eliminuar Ajaxin në mënyrë sensacionale, me një rikthim mbresëlënës në Amsterdam.

Lucas Moura ishte heroi i Spursave, pasi shënoi het-trik dhe e kualifikoi skuadër e tij në finale. Por, ai është shprehur modest pas lojës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Tottenham Hotspur

“Është e pamundur ta shpjegoj atë që ndjej. Jam shumë i lumtur dhe krenar për bashkëlojtarët e mi. Gjithmonë kemi besuar në këtë çast. Dhamë gjithçka në fushë dhe e merituam këtë moment – jemi një familje. Nuk mund ta shpjegoj. Një dhuratë e madhe nga Zoti që dua ta ndaj me bashkëlojtarët, miqtë dhe familjen”.

Lucas Moura (Foto: Dan Mullan/Getty Images/Guliver)

“Nuk ka të bëjë vetëm me mua, por me bashkëlojtarët dhe punën ekipore. Të gjithë janë angazhuar shumë. Është shumë vështirë të luash këtu kundër Ajaxit, por gjithmonë kam pasur besim te bashkëlojtarët e mi. Edhe pa lojtarët kryesorë, kemi luajtur shumë mirë. Duhet të luftojmë në secilën ndeshje kështu”.

“Fubtolli është mahnitës – na jep momente të këtilla. Nuk mund ta imagjinojmë. Momenti më i bukur i jetës time – i karrierës time. Dua t’i falënderoj shumë bashkëlojtarët”, është shprehur Moura për BT Sport. /Telegrafi/

Exit mobile version