Pamjet dramatike tregojnë se sa pak kohë i duhet një makine të kaplohej nga flaka pas një aksidenti.
Pamjet e kamerave të mbikëqyrjes nga rajoni Chongqing, Kinë, tregojnë momentin kur minibusi i familjes u përmbys.
Shkaku është i paqartë, dhe supozohet se ishte bllokuar njëra nga frenat e pasme, e cila mund të ketë bërë që automjeti të rrotullohej, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, automjeti i rrëzuar u kaplua shpejtë nga flaka dhe derivati nga motori filloi të rridhte në rrugë.
U shfaq tymi, dhe menjëherë pas kësaj flaka. Zjarri përfshiu shpejt pjesën më të madhe të makinës dhe pasagjerët nuk mund të dilnin nga aty.
Njëri u përpoq të hapte derën, por dështoi. Dhe, më pas, në momentin thelbësor, mbërrin një kalimtar i cili arrin të thyejë xhamin e përparmë dhe më pasagjerët dalin nga aty.
Autoritetet thanë se ndihma mbërriti 14 minuta pas përplasjes. Askush nuk u plagos rëndë në aksident.
Shoferi ka disa gërvishtje dhe mavijosje, ndërsa pasagjerët kaluan pa asnjë lëndim. /Telegrafi/