Site icon Telegrafi

Heroi që parandaloi një tragjedi më të madhe në Suedi

Roja 27-vjeçar, Santiago Cueva, me një akt heroik ka parandaluar pasoja më të mëdha të sulmit terrorist të së premtes në kryeqytetin e Suedisë, kur një uzbek që simpatizon ISIS-in, me mjet të fuqishëm kaloi në turmën e kalimtarëve. Katër persona vdiqën e 15 u plagosën me këtë rast.

Cueva me siguri deri në fund të jetës do të pyes se çfarë do të ndodhte nëse në drekë me kolegun e tij do të rrinte disa minuta më shumë, për çka nuk do ta vërente me kohë kamionin në hov, transmeton Telegrafi.

https://twitter.com/saratelde/status/851025999110320128

“Kam parë njerëzit duke fluturuar në ajër. Ndjeva se kamioni me siguri po shkon drejtë ndërtesës së Parlamentit”, ka thënë ai.

Mendimi i tij i parë ishte ta mbronte Parlamentin suedez i cili ndodhet 500 metra larg, kështu që me furgonin e tij u nis t’i dalë para kamionit.

“Nuk kisha frikë. Ishte një ndjenjë e çuditshme. Kamioni vinte drejtë meje e unë veç doja të mbroja disi njerëzit. Kështu e çova furgonin para kamionit që ta ndalja të mos shkonte tutje”, tha ky ekuadoras i cili që nga viti 1996 jeton në Suedi.

Ky veprim e pengoi terroristin, meqë e humbi kontrollin e timonit. Kamioni në fund shkoi te një qendre tregtare ku u kaplua nga zjarri.

Santiago kërceu nga furgonin dhe nxitoi të ndihmonte viktimat.

“Terroristi ndoshta e shfrytëzoi turmën dhe panikun për të ikur nga vendi i ngjarjes”, ka thënë ai. “Ishte detyra ime kjo. Isha i veshur me uniformë dhe njerëzit presin diçka nga dikush që ka uniformë. Jo njëjtë si nga polici, por dëgjojnë p.sh. kur u them të largohen. Ndjehem mirë që provova të bëja diçka”. /Telegrafi/

Exit mobile version