Site icon Telegrafi

Heroi Manaj përsëri nderon Trepçën ’89

Trepça ’89 ka vazhduar me lojëra të bukura dhe rezultate pozitive këtë edicion.

Skuadra e udhëhequr nga Shpëtim Idrizi ka triumfuar përballë Vushtrrisë me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm për ‘Minatorët’ në këtë takim e shënoi top sulmuesi i tyre Arb Manaj.

Ishte minuta e 40-të kur Manaj përfitoi nga një gabim i mbrojtjes mysafire dhe dërgoi topin në rrjetë për 1-0.

Në pjesën e dytë kur pritej reagimi i mysafirëve, ata mbetën me një futbollist më pak në fushë pasi Muçaj u ndëshkua me karton të kuq.

Deri në fund vendasit patën edhe disa raste të mira shënimi, por që nuk ia dolën të shënonin tjetër gol.

Kësisoj pas 13 xhirove, 89-shi zë pozitën e gjashtë në tabelë me 19 pikë duke kaluar edhe kampionin në fuqi në renditje.

Ndërkohë Vushtrria mbetet në pozitën e 10-të në tabelë me nëntë pikë pas 13 xhirove. /Telegrafi/

Exit mobile version