Telegrafi

Heroi i luftës në aktin final: Veterani polak u nda nga jeta, dy ditë pasi shoqëroi mbesën në altar edhe pse ishte i sëmurë rëndë (Video)

Vetëm dy ditë pasi e shoqëroi mbesën drejt altarit, një hero i Luftës së Dytë Botërore është ndarë nga jeta.

Pamjet e tregojnë veteranin polak Bronislaw ‘Grom’ Karwowski, në uniformën ushtarake të dekoruar me medaljet e trimërisë, teksa shoqëronte mbesën Joanna në ceremoninë martesore që u zhvillua në Bialystok, transmeton Telegrafi.

Gjendja e rëndë shëndetësore, ka bërë që 94-vjeçari të ndahet nga jeta vetëm dy ditë pas ceremonisë emocionale, gjë që shkaktoi shumë lëvdata dhe mirënjohje për ‘heroin e kombit’ që ishte pjesë e Kryengritjes së Varshavës më 1944 – e cila u zhvillua kundër okupimit të qytetit nga Gjermania.

Megjithëse i sëmurë rëndë, Karwowski vendosi të kryente këtë shërbim familjar, përkundër këshillave të mjekëve që të qëndronte në shtrat. Veprimi i tij është konsideruar si ‘akt final heroizmi’, gjë që u la mbresa të gjithë atyre që e panë.

Mësohet se atë e kishin arrestuar më 1948 gestapot nazistë, për ta dënuar me dhjetë vite burg, për shkak të sulmeve dhe mos bindjes.

Mirëpo, ai ka arritur të arratisej pas katër vitesh, për t’i shërbyer sërish forcave polake, deri në çlirimin e shtetit. /Telegrafi/