Telegrafi

Heroi i Lirisë deklarohet për rikthimin në elitën e futbollit kosovar

Drilon Hodaj ishte më meritori që Liria u rikthye në elitën e futbollit kosovar.

Gardiani i skuadrës nga Prizreni priti disa gjuajtje gjatë kohës së rregullt dhe vazhdimeve, ndërsa gjatë penalltive priti dy, për t’u rikthyer në Superligën e Kosovës pas katër vitesh mungese.

“Kemi stërvitur gjatë tërë kohës për këtë. Janë emocione të papërshkrueshme. Është ëndërr e realizuar që kam ndihmuar kthimin në Superligë”, ka thënë Hodaj për Art Sport.

Lexo po ashtu Trajneri i Lirisë i lumtur me rikthimin në Superligë

“Kemi provuar direkt të kthehemi dhe nuk mundëm. Fati deshti që përmes barazhit të kthehemi. Liria ka qenë ekipi i vetëm që ka mundur përmes barazhit të kthehet dhe kjo u realizua”.

“Është klubi i zemrës sime, klubi ku jam rritur. Është ëndërr e realizuar. Ia kemi pasur borxh Prizrenit ta kthejmi Lirinë ku e ka vendin, në Superligë”.

“Liria në Superligë do të ketë objektiva madhore. Besojmë fuqishëm se do të jemi aty ku u takon Lirisë, në mesin e skuadrave që luftojnë për Evropë”, ka shtuar portieri i Lirisë. /Telegrafi/