Site icon Telegrafi

Heroi i Kosovës, Vojvoda pas ndeshjes: Jemi kombëtare e re, por do të bëjmë gjëra të mëdha – Angli bëhu gati

Mërgim Vojvoda ka folur menjëherë pas fitores 2-1 të Kosovës ndaj Republikës Çeke.

Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur të fitojë më rikthim ndaj Republikës Çeke në një atmosferë të zjarrtë në stadiumin Fadil Vokrri.

Golat në këtë fitore të Kosovës u shënuan nga Vedat Muriqi (20;) dhe Mërgim Vojvoda (66′).

Lexo po ashtu Tjetër sukses i Kosovës në Grupin A, mposht me shumë spektakël Republikën Çeke në 'Fadil Vokrri'

Menjëherë pas ndeshjes ka folur shënuesi i golit të fitores, Vojvoda, i cili u pa shumë i lumtur edhe paralajmëroi Anglinë se çfarë i pret.

“Me këtë fitore i tregojmë të gjithë botës së nuk lëshojmë pe”, ka thënë fillimisht Vojvoda pas ndeshjes.

Festa tek goli i Vojvodës (Foto: Ridvan Slivova)

“Edhe pse jemi kombëtare e re, do të bëjmë sene të mëdha”.

“Në Angli do të shkojmë me gjithë pozitivitetin nga kjo ndeshje dhe t’ju tregojmë që duhet të jenë të gatshëm me na prit”, përfundoi mbrojtësi. /Telegrafi/

Exit mobile version