Chelsea barazoi ndaj Burnleyt me rezultat 1-1, por heroi i këtij takimi ishte në turbina, një tifoz vendas.
Në minutën e 19-të të takimit mes Burnleyt dhe Bluve, Ashley Barnes lëshoi një gjuajte ‘raketë’ drejt portës së Thibaut Courtois.
Por, ai nuk arriti cakun e dëshiruar dhe kështu topi me një fuqi të madhe shkoi drejt kokës së një foshnje e cila ishte në rreshtin e parë.
Fatmirësisht i përqendruar ishte një tifoz i Burnleyt, i cili ndali topin para se të godiste fytyrën e fëmijës, i cili ishte në krahët e një njeriu.
Pas përfundimit të lojës të gjithë po flasin për këtë tifoz në rrjetet sociale, duke e cilësuar pritjen heroike të tij si ‘pritja e sezonit’. /Telegrafi/