Telegrafi

Heroi i Chelseat flet pas ndeshjes

N’Golo Kante ka folur pas fitores së Chelseat ndaj Manchester Unitedit.

Chelsea ka fituar në çerekfinale të Kupës FA ndaj ‘Djajve të Kuq’ me rezultat 1-0, duke siguruar kështu kualifikimin për në gjysmëfinale.

Goli i vetëm i kësaj ndeshje u shënua pikërisht nga mesfushori francez, Kante, i cili shënoi një gol të bukur nga distanca.

Kante ka folur pas ndeshjes, duke theksuar se është i lumtur dhe ky është një rezultat i bukur për tifozët e skuadrës.

“Jam i lumtur që shënova përsëri dhe fituam”, ka thënë fillimisht Kante pas ndeshjes.

“Është një rezultat i bukur për tifozët”, përfundoi mesfushori francez. /Telegrafi/