Site icon Telegrafi

Heroi i Çekisë, Kral: Nuk kanë rëndësi golat, e rëndësishme fitorja dhe kualifikimi

Alex Kral (Foto: Thomas Eisenhuth/Getty Images/Guliver)

Mesfushori i Përfaqësueses së Çekisë, Alex Kral ndihet i lumtur me fitoren ndaj Kosovës në Plzen dhe kualifikimin e vendit të tij në Euro 2020.

Çekia arriti të mposht me rikthim Kosovës me rezultat 2-1 në një ndeshje të bukur të zhvilluar në Doosan Arena të Plzenit.

Pas ndeshjes, heroi çek, Kral ka folur për fitoren, vështirësitë dhe gëzimin për kualifikim në Evropian.

Lexo po ashtu Detajet e ndeshjes Republika Çeke 2-1 Kosova

“Më e rëndësishmja ishte reagimi ndaj golit të Kosovës. Ne nuk filluam të çmendemi pas golit të tyre, por vazhduam të luanim atë që bëmë që nga minuta e parë. Falë kësaj, ne shënuam të dy golat”, ka thënë fillimisht Kral.

“Mendova se goli i dytë ishte i imi gjithashtu”, përshkroi ai momentet e menjëhershme pas golit të minutës së 80-të.

“Por, ndërsa festova, Ondrej Celustka më tha që goli ishte i tij. Prandaj i thashë: Mos thuaj asgjë!”.

Lexo po ashtu Kosova e humbi betejën, por jo edhe luftën: Mundësia e kualifikimit përmes Ligës së Kombeve

“Gjëja e rëndësishme është që goli u shënua dhe që arritëm në Euro”, përfundoi heroi i Çekisë.

Me këtë fitore, Çekia siguron kalimin në Euro së bashku me Anglinë, ndërsa Kosova do ta kërkoj kualifikimin nga Liga e Kombeve. /Telegrafi/

Exit mobile version