Hernanes nuk mund të zgjedh mes Scudettos dhe Ligës së Kampionëve, pasi skuadra do të luftojë për të gjitha me 100 për qind.
Mesfushori i Juventusit, kaloi një sezon të vështirë në Torino, por tani ka filluar të pranohet nga fansat.
Mesfushori është pyetur se a dëshiron titullin në Serie A apo Ligën e Kampionëve.
“Më duhet të them se jam instiktiv. I bëjë gjërat para se të flas për to. Që kështu nuk mund të bëjë kalkulime, nuk dua të zgjedh”.
“Scudetto do të ishte e gjashtë më radhë (e paarritur nga askush)”.
“Kur erdha te Juve erdha të luajë në Ligën e Kampionëve, që kështu nuk mund të vendos për cilin trofe. Ne do të japim 100 për qind për të gjithë trofetë”.
Ai foli fjalë të mirë edhe për ardhjet e lojtarëve si Miralem Pjanic, Gonzalo Higuain dhe Medhi Benatia. /Telegrafi/