Ish-sulmuesi i Milanit, Hernan Crespo, ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e Rafael Leaos me kuqezinjtë.
Crespo beson se Leao po lufton për të vazhduar me përmirësimet me Milanin.
Ai tha për Il Gazzetta dello Sport: “Unë po shikoj nga jashtë, sepse nuk jam në Milanello edhe nëse e njoh mirë mjedisin dhe fjala e parë që më vjen në mendje është konfuzioni”.
“Më duket se Leao është konfuz. Para së gjithash, ai është një problem mendor, pastaj vjen çështja teknike”.
“Unë kam mendimin tim. Ai është një talent, ka cilësi të spikatura, teknike dhe atletike, por ende nuk ka arritur pjekurinë që duhet të ketë një kampion”.
“Shkurt, është sikur të ishte në gjysmë të rrugës. Nuk mjafton driblimi për t’u quajtur kampion dhe përkundrazi me Leaon e tepruan pak me komplimentet”.
“Unë nuk do të hyj në dinamikën e tregut, edhe sepse nuk e di llojin e kontratës që ka portugezi. Sigurisht, nëse vazhdon kështu, Leao nuk është një vlerë e shtuar për ekipin”.
“Dhe kjo është turp sepse ai ka cilësi të mëdha dhe potencial të madh, por ai nuk ka arritur të bëjë kapërcim në cilësi dhe nuk e ka bërë këtë me Milanin, as me kombëtaren”, ka shtuar më tej Crespo. /Telegrafi/