Telegrafi

Hermès prezantoi një seri çantash Birkin të bëra nga perimet

Shtëpia franceze e modës luksoze ka krijuar një linjë me çanta, tërësisht e realizuar me perime

Aktualisht, tri modele të perimeve të ndryshme janë publikuar, duke riinterpretuar çantën e kultit nëpërmjet aranzhimeve krijuese të shpargut, lakrës dhe trangujve.

Të gjitha Birkinet nga perimet i ka bërë artisti Ben Denzer, transmeton Telegrafi.

Hermès publikoi të tri çantat veç e veç, duke i shoqëruar secilën me shkrimin ‘shijo devijimin sepse çantat klasike frymëzojnë artin aq shumë saqë do të mund t’i haje’.

Edhe pse është thjesht një angazhim krijues, këto çanta dore kanë ngjallur shumë interes në internet.

Në Instagramin e tij, Ben Denzer tregon procesin e prodhimit të çantave me perime, së bashku me disa eksperimente – çanta me fruta, të tilla si çanta Birkin të bëra me banane ose mollë (seti i fotografive përfshin gjithashtu ato që Hermes nuk i ka zgjedhur dhe fotot e përgatitjes së çantave).

/Telegrafi/