Site icon Telegrafi

Hermès, Chanel dhe Saint Laurent prezantojnë koleksionet Pranverë 2016

Hermès
Finesë. Kjo ka qenë kryefjala në koleksionin e fundit të shtëpisë franceze të modës që materializon këndvështrimin francez që nëse ke para, duhet t’i shpenzosh në një mënyrë që nuk duket (jashtë klasës suaj). Modelet kanë parakaluar në skenë duke treguar edhe një herë mjeshtërinë e veshjeve monokromatike që vinin në një thjeshtësi gati magjepsëse.

Chanel
Ndërthurja mes klasikes dhe futuristes ka qenë prezente edhe në këtë koleksion të shtëpisë franceze të modës, ku si gjithnjë nuk kanë munguar kostumet e mrekullueshme për të cilat marka dallohet. Edhe në koleksionin Pranverë 2016 Karl Lagerfeld ka sjellë printe inovative krahas atyre klasike, që pritet të kthehen në fiksimin e stilistëve.

Saint Laurent
Hedi Slimane praktikisht ka nxjerrë princesha në sfilatën e Saint Laurent Pranverë 2016. Vetëm se princeshat e Saint Laurent kanë flokë të shpupuritur dhe veshin çizme gome dhe xhaketa lëkure. Fustanet në formën e këmishëve të natës kanë qenë prezente edhe në këtë koleksion, por ndryshe nga të tjerët, Slimane ka sjellë një dozë egërsie dhe “rock n’ roll”.

 

Exit mobile version