Telegrafi

“Heritage”: Shqipëria në vendin e 62-të në indeksin botëror

Gjatë vitit që sapo kemi lënë pas, liria ekonomike në Shqipëri është rritur me 1.3 pikë. Përfundimi vjen nga një studimi Fondacioni Heritage në bashkëpunim me Uoll Strit Xhornëll.

Pozicionim i mirë në krahasim më vendet e tjera të Ballkanit dhe për kritere të tjera të ekonomisë si liria e tregut që vlerësohet me 78.5 pikë, apo liria monetare dhe liria e biznesit.

Studimi vlerëson përpjekjë e qeverisë, duke vënë në dukje se është e foskuar në strategjinë e zhvillimit ekonomik falë nxitjes së sektorit privat.

Heritage vlerëson si një sukses të karakterizuar nga stabiliteti, rritjen e shpejtë të lirisë ekonomike gjatë këtyre viteve.

Me sy më kritik shihen lufta kundër korrupsionit apo të drejtat e pronës private, të cilat shikohen si probleme, që kanë mbërthyer shumë sektorë ekonomikë dhe juridikë të vendit.

Fondacioni Heritage është një institut i themeluar në vititn 1973 për kërkime, formulimin dhe promovimin e politikave publike e konservative për lirinë e nismave, qeverisjen e kufizuar, lirinë individuale, vlerat tradicionale amerikane dhe një mbrojtje të fortë kombëtare.