Site icon Telegrafi

Heritage e renditë Kosovën të 122-ën

Fondacioni Heritage e rendit Kosovën të 122-ën në nivel global ndër mbi 180 ekonomi të ekzaminuara në indeksin e lirisë ekonomike 2016.

Këto klasifikime tregojnë qartazi se në shtetet ku aktualisht ka një liri më të madhe tregtare-ekonomike, qytetarët jetojnë në një standard më të lartë jetësor.

Njëherit përmes këtij publikimi, vërehet një lidhje e vendeve të radhitura lartë në klasifikim me një ambient më të pastër.

Kosova grumbullon gjithsej 70.8 pikë dhe renditet afër vendeve si Mozambiku, Egjipti, Samoa, Guyana dhe India duke lënë prapa shtetet si Brazili dhe Argjentina. Kjo është hera e parë që Kosova përfshihet në hulumtimin e Fondacionit Heritage sa i përket temës së Lirisë Ekonomike.

Ndryshe nga Kosova, Shqipëria renditet në vendin e 33’të me 87.6 pikë afër vendeve si Norvegjia, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuara. Vendet e tjera si Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia janë të shpërndara në pozita nga 40 deri në 80.

Ky indeks, publikohet çdo vit, dhe pritet të shihet se çfarë renditje pritet të ketë Kosova vitin e ardhshëm. Indeksi krijon një lidhje të drejtpërdrejtë në mes lirisë së tregtisë, mirëqenies dhe prosperitetit ekonomik të një vendi. Në vendin e parë qëndron Hong Kongu pasohet nga Lichtenstein dhe Macau. /Kp/Telegrafi/

Exit mobile version