Partia e Hristijan Mickoski, OBRM-PDUKM më herët, pas përfundimit të procesit zgjedhor paralajmëruan fitore në çdo komunë maqedonase.
Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Igor Janushev në konferencë për shtyp u shpreh se partia e tij fiton gati gjithkund, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ai poashtu njoftoi se në të gjitha komunat e maqedonase, partia e tij është fituese e zgjedhjeve kuvendare.
OBRM-PDUKM tani po hesht dhe nuk ka paralajmëruar asnjë konferencë për shtyp, kurse partia rivale e tyre, LSDM shpalli fitoren në zgjedhje para selisë së OBRM-PDUKM-së në qendër të Shkupit./Telegrafi/