Site icon Telegrafi

Më herët ju tha kriminel, sot është me ta në pushtet (Video)

Jani Makraduli është tanimë zëvendës ministër për Mjedis jetësor dhe Planifikim Hapësinor në Maqedoni dhe kjo është e tanishmja e tij dhe për këtë është i lumtur.

Por a e ka harruar fjalimin e tij, Makraduli, që daton nga 24 tetori i vitit 2013 ku e akuzonte BDI-në për pjesmarrje në koalicion kriminel të tenderëve, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Kështu është e emëruar edhe video zyrtare, e publikuar që atëherë nga vetë partia në Youtube.

Përndryshe, Makraduli ka qenë deputet i LSDM-së disa mandate deri në vitin 2014.

Tani ai është zëvendës i Sadulla Durakut, ministër nga radhët e BDI-së. /Telegrafi/

Exit mobile version