Site icon Telegrafi

HERE Maps nga Nokia vjen në pajisjet iOS

Në anën tjetër, Google së fundi ka deklaruar se do të tërhjek aplikacionin Google Maps nga pajisjet iOS, duke u lënë përdoruesve mundësinë e përdorimit vetëm të aplikacionit të ri dhe problematik nga Apple, Maps.

Ndërsa, me ardhjen e HERE Maps në App Store, përdoruesit e pajisjeve Apple tani kanë një zgjidhje alternative.

Aplikacioni i ri nga Nokia ofron një numër opsionesh të ndryshme të përdorimit të tij, duke përfshirë: opsionin  e përdorimit të hartës, pamjen e trafikut urban në vendin ku ndodheni, gjendjen dhe orarin e linjave të transportit, dhe pamjen nga sateliti.

HERE Maps poashtu ofron mundësinë e kontrollimit të hartës offline dhe navigacion përmes zërit.

“HERE Maps të bën të ndjehesh si vendas kudo që të udhëtosh. Me HERE, ju mund të kontrolloni vendin ku ndodheni, kërkoni dhe zbuloni vendet e afërta si dhe mundeni t’i vlerësoni ato. Zbuloni destinacione të reja dhe gjeni rrugën më të shkurtët për të shkuar: në këmbë, me veturë apo transport publik.”

Aplikacionin mund ta shkarkoni në dyqanin online të Apple, iTunes app store. /Telegrafi/

 
Exit mobile version