Të paktën, kështu thuhet sipas një raporti, ndërsa ky model është në thelb versioni i personalizuar i T-Mobile i Samsung Galaxy S II.
Sipas TMO, Samsung Hercules posedon ekran të ndjeshëm në prekje me 4,5 inç me teknologjinë Super AMOLED Plus, rezolucion prej 480 x 800 piksel, Android 2.3 dhe mundësi të pagesave me NFC.
Specifikat tjera të Hercules përfshijnë HSPA +, 1GB RAM, procesor Qualcomm dual core me 1.2GHz APQ8060, 16GB hapësirë të brendshme për ruajtjen e të dhënave, si dhe portin për microSD kartelë.
Me sa duket Hercules do të posedojë edhe një aparat fotografik me 8 mega-piksel, i cili ofron mundësi incizimi në të videove në formatin HD me 1080p, ndërsa detaje rreth çminimit potencial të këtij modeli të ri nuk ka ende. / Telegrafi /