Telegrafi

Heraklea në Maqedoni, ”qyteti” antik që ia vlen të vizitohet (Foto)

E njohur për mozaikët ngazëllyese, teatrin antik dhe banjot romake, Heraklea është qyteti më i ruajtur që ka mbijetuar nga periudha antike. Është themeluar nga Filipi i II-të i Maqedonisë në shekullin e IV p.e.s.

Heraklea gjendet 2 kilometër larg qytetit të sotëm të Manastirit dhe është themeluar pas pushtimit të rajonit të Lynkestëve nga ana e mbretit të Maqedonisë Antike.

Emri i qytetit është vënë sipas heroit të mitologjisë greke, Herakliut, përcjell Telegrafi Maqedoni. Gjatë periudhës antike, Heraklea ishte një qytet i rëndësishëm dhe se ka qenë kufi i Maqedonisë dhe Epirit, kurse në veri është kufizuar me Pajonët.

Ky qytet antik është përshkuar edhe nga rruga e njohur romake ”Via Egnatia”. Gjatë periudhës së hershme krishtere, Heraklea ka qenë një qendër e rëndësishme peshkopale.

Teatri në Heraklea është ndërtuar nga perandori romak, Adriani, dhe është përdorur gjatë ngitjes në front të Antoninus Pius. Zbulimi i këtij qyteti antik ka ndodhur në vitin 1931, kurse vetëm teatri është zbuluar në vitin 1968.

Qyteti i Herakleas konsiderohet si zona më e mirë arkeologjike e Maqedonisë. Përgjatë shekujve, qyteti ka përfshi në vete kultura të ndryshme. Kjo qendër sociale dhe kulturore është sulmuar nga pushtuar nga romakët, sulmuar nga gotët, pastaj ka rënë në duar të Bizantit, për t’u shndërruar në qendër peshkopale, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Më vonë, në shekullin e shtatë, rajoni është pushtuar nga popullsia sllave. Mozaiku i gjetur në Heraklea është vendosur në kartëmonedhën 5000 denarëshe të Maqedonisë, në vitin 1996.

Për të gjithë ata që janë të interesuar që të shohim gjëra me vlerë antike në Maqedoni, atëherë padyshim se Heraklea është qyteti që duhet patjetër të vizitohet./Telegrafi/