Wladimir Klitschko humbi nga Anthony Joshua dhe kështu britaniku fitoi tre titujt IBO, IBF dhe WBA në kategorinë e peshave të rënda.
27-vjeçari e rrëzoi dy herë në tokë legjendën ukrainase dhe kështu e detyroi gjyqtarin që të ndal meçin para se nokdaunit të tretë në rundin e 11.
Hera e fundit që Klitschko ka humbur me nokaut ishte prilli i viti 2004 ndaj Lamon Brewster.
Në atë kohë Wladimir humbi nga boksieri amerikan në rundin e pestë, pasi mori disa goditje të forta të njëpasnjëshme.
Në atë kohë Klitschko ishte boksieri numër një në ranglistën e përgjithshme, kurse Brewster i dyti. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=iYjNVfTf_j0