Telegrafi

Heqja e TVSH-së për lojërat e fatit, ndikon në të hyrat

Sekretari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi tha se heqja e TVSH-së për lojërat e fatit nuk është e drejtë.

“Në aspektin parimor nuk është e drejtë heqja e TVSH-së, pasi që është hequr për lojërat e fatit pasi që është produkt luksi dhe nuk është hequr për shumë produkte të tjera”, tha Rukiqi

Drejtori ekzekutiv në institutin “Riinvest” Lumir Abdixhiku thotë se lojërat e fatit duhet të kenë trajtim të veçantë tatimor, për shkak të ndërlikueshmërisë së evidencës fiskale. Sipas tij, heqja e TVSH-së nga Administrata Tatimore e Kosovës, do të lehtësojë zhvillimin e kësaj veprimtarie.

“Për qytetarët e vendeve në zhvillim lojërat e fatit janë parë gjithmonë si një biletë dalëse nga krizat e thella sociale, e këtu nuk bën përjashtim as Kosova. Zbutja e ngarkesës fiskale patjetër që do të stimulojë participimin e qytetarëve drejt kësaj veprimtarie”, tha Abdixhiku për Telegraf.

Përveç lojërave të fatit nga TVSH-ja, Administrata Tatimor e Kosovës, ka liruar edhe librin. /Telegrafi/