Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalesës për mallrat e gatshme të importuara nga Serbia.
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier përmes një postimi në platformën X ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur për Kosovën në rrugën drejt integrimit evropian.
“I kënaqur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalimit për mallrat e gatshme të importuara nga Serbia. Ky është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur për Republikën e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit evropian. Ne vlerësojmë partnerët tanë ndërkombëtarë për përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të promovuar tregtinë e lirë në rajon”, ka shkruar Hovenier.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës dje mori vendim për ndryshimin e masës së sigurisë për mallrat serbe.
Kryeministri Albin Kurti në konferencë për media bëri të ditur se kjo vlen vetëm për pikën kufitare në Merdar. /Telegrafi/
Pleased by the decision of the Government of Kosovo to lift the ban on finished goods imported from Serbia. This is an important step in the right direction for 🇽🇰 on its path towards European integration. We appreciate our international partners for their continued efforts to…
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) October 8, 2024