Site icon Telegrafi

Heqja dorë nga duhanpirja gjatë pandemisë, rritë shanset për të luftuar kundër coronavirusit

Për ata që duan të heqin dorë nga pirja e duhanit, një pandemi si kjo e coronavirusit, ju ndihmon

Megjithëse ende mund të duhen shumë muaj që mushkëritë e një duhanpirësi të shërohen nga dëmtimet e shkaktuara nga pirja e duhanit afatgjatë, shëndeti mund të përmirësohet dukshëm në ditët dhe javët pas ndërprerjes, gjë që mund t’ju forcojë edhe kundër coronavirusit.

Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, mushkëritë mund të përmirësohen në një afat të shkurtër.

Covid-19 krijon një urgjencë të shtuar, dhe ka një arsye të bollshme për të besuar se heqja dorë nga pirja e duhanit gjatë pandemisë është arsyeja e fundit që ju bind ta bëni menjëherë.

Nëse merrni vendimin për të hequr dorë, ciliat (fije) në mushkëri janë të parat që do të shërohen. Ato tunden para-mbrapa si një furçë, ndërkohë që ajri hyn dhe del nga mushkëritë. Ato e ndihmojnë trupin tuaj të luftojë ftohjet dhe infeksionet. Gjithashtu, ndihmojnë në pastrimin e mukusit.

Prirja e trupit për t’u kollitur gjatë një infeksioni, ndihmon në aktivizimin e procesit të pastrimit të mukusit. Kjo është thelbësore për të luftuar kundër Covid-19.

Të moshuarit kanë një rrezik më të madh për lëngje të tepërta në mushkëri, që shpesh kufizojnë frymëmarrjen pas infeksionit me koronavirus, sepse “njerëzit e moshuar nuk kanë një kollë të fortë sa ta pastrojnë atë,” tha Dr Brian Christman, një zëdhënës vullnetar në Shoqatën Amerikane të mushkërive dhe një profesor i mjekësisë në Universitetin Vanderbilt, i tha CNN.

“Nëse hiqni dorë nga pirja e duhanit, inflamacioni kronik largohet pas disa javësh,” tha Christman.

Christman vuri në dukje se duhanpirësve u duhen disa muaj për të ndaluar prodhimin e niveleve të larta të mukusit, që mushkëritë i krijojnë në mënyrë që të pastrojnë katranin dhe grimcat e tjera që përmbajnë cigaret.

Heqja dorë nga pirja e duhanit ndihmon Duhaninë qarkullimin e gjakut, gjë që ul mundësitë për një arrest kardiak. Pasi të hiqni dorë nga pirja e duhanit, gjaku juaj bëhet më i hollë dhe më pak i ndjeshëm ndaj koagulimit, thotë CDC.

Kjo ndodh, sepse duhanpirësit thithin monoksidin e karbonit dhe në këtë mënyrë zvogëlojnë aftësinë e tyre për të transportuar oksigjen dhe e bëjnë më të vështirë për zemrën që të shpërndajë gjak në të gjithë trupin. /Telegrafi/

Exit mobile version