Po shkulen palmat e vendosura në autostradën Tiranë-Durrës. Krejtësisht të thara nga i ftohti, pemët po hiqen, për t’u rivendosur sërish pas zgjerimit të rrugës.
Projekti i palmave në këtë autostradë ka kushtuar rreth 600 mijë dollarë. Projekti ishte i përkohshëm, pasi autostrada pritet të zgjerohet me më shumë korsi.
Burime zyrtare thanë se palmat do të rivendosen sërish në anë të autostradës, në përfundim të punimeve. /Telegrafi/